“Esat Pasha mbrojti Shkodrën, ndërsa veprat antishqiptare dhe anti-Kosovë të Edi Ramës janë të shumta”

Aktuale

“Esat Pasha mbrojti Shkodrën, ndërsa veprat antishqiptare dhe anti-Kosovë të Edi Ramës janë të shumta”

Nga: H.O. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:53
Një band në rrugën e Durrësit është shfaqur sot me një mbishkrim: "Edi Rama = Esat Pasha"

Prof.Dr. Enver Bytyqi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se gjatë ditës janë shfaqur disa mbishkrime “Edi Rama=Esat Pasha”.

Ai shkruan se ‘ne shqiptarët i kemi konsideruar "tradhtarë" thuajse të gjithë politikanët në drejtimin e vendit. Dhe në krye të listës sipas propagandës komuniste kishim Esat Pashë Toptanin, Gani Beg Kryeziun, Ahmet Zogun. Mustafa Krujën etj. Madje dhe Koliqin’.

Bytyqi shkruan se Esat Pasha luajti rol kryesor në mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi malazez, ndërsa asnjë vepër të tillë patriotike nuk ka realizuar Edi Rama.

Postimi i plotë:

Një band në rrugën e Durrësit është shfaqur sot me një mbishkrim: "Edi Rama = Esat Pasha"! Shpesh herë jam tunduar edhe unë në komentet e mia ta krahasoj kryeministrin e sotëm të Shqipërisë me ish-kryeministrin e vitit 1914!

Por kam gjet kohë të thellohem në disa të dhëna e trajtime historike. Ne shqiptarët i kemi konsideruar "tradhtarë" thuajse të gjithë politikanët në drejtimin e vendit. Dhe në krye të listës sipas propagandës komuniste kishim Esat Pashë Toptanin, Gani Beg Kryeziun, Ahmet Zogun. Mustafa Krujën etj. Madje dhe Koliqin!

Me kriteret e komunizmit do të duhej të shpallej tradhtar edhe Ismail Qemali, sepse propagandoi një konfederatë shqiptaro-greke dhe nënshkroi Protokollin e Korfuzit. Duhet të klasifikohet i tillë edhe Enver Hoxha, sepse i kërkonte me ngulm Titos "Na thoni do ta bëjmë bashkimin e Shqipërisë me Jugisllavinë"?

Por si etalon të tradhtarit propaganda dhe ideologjia komuniste na dha Esat Pashën. Por Esat Pasha mund të jetë minor në krahasim me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Rama. Midis tyre nuk mund të bëhet asnjë krahasim. Në fund të fundit Esat Pasha luajti rol kryesor në mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi malazez. Asnjë vepër të tillë patriotike nuk ka realizuar Edi Rama. Ndërkohë që veprat anti-shqiptare, anti-Kosovë të Edi Ramës janë shumëfish më të shumta!

Prandaj asnjë krahasim nuk mund të bëhet midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Esat Toptani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat