“Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit”, Sylejmani: Serbia ka këtë qëllim

Aktuale

“Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit”, Sylejmani: Serbia ka këtë qëllim

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:32
Rrahman Sylejmani

Një veturë është djegur në orët e para të së martës në Leposaviq, e cila ishte e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ekipi në terren i medias ka siguruar pamjet e veturës së saj, e cila ishte djegur pjesërisht dhe targat i kishte të Republikës së Kosovës (RKS).

Rrahman Sylejmani kolonel në pension i Policisë së Kosovës ka thënë se këto akte Serbia po i bën me qëllim frikësimin e qytetarëve.

“Skenari i tyre asnjëherë nuk ka përfunduar, në këtë moment që po flasim për kohët e fundit. Mendojnë se si zakonisht të manipulojnë me votat e tyre, e dinë mirë se Listës Serbe i ka ra autoriteti dhe nuk ka ndikim si më herët, një akt i tillë lidhet edhe me zgjedhjet që tashmë Serbia i ka shpallur”, ka thënë Sylejmani.

Ai ka thënë se ky akt i djegies së veturës është në vazhdën e incidentit të 24 shtatorit që të mos ketë qetësi në atë pjesë.

“Në vazhdën e incidenteve që ka ndodhë më 24 shtator, ka qenë një qetësi relative, por tash që kemi regjistrim të madh të veturave, Serbisë i pengon integrimi i qytetarëve”, ka vijuar ai.

Tutje, Sylejmani ka thënë se policia e Kosovës duhet të vazhdojë aktivitetin e saj në dëmtim të këtyre grupeve që organizojnë akte të tilla.

“Pas aktivitetit të 24 shtatorit, policia e Kosovës duhet ta shtojë aktivitetin e saj në dëmtim të këtyre grupeve. Ti qesë para drejtësisë, të mos mbeten anonim” ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat