Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

Aktuale

Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:09
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini për nder të ditës së flamurit.

Haradinaj ka thënë se heroin Isa Boletini e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës.

“Ditën më të rëndësishme për shqiptarët e nisa në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini, të cilin e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës, gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve!”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se sot në mbarë shqiptarinë po festorhet 28 nëntori, Dita e Flamurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat