Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, ku për këtë ka pasur kritika të shumta ndaj Aliut.
Së fundi, profesori Enver Bytyçi kërkoi nga Kurti e Osmani ta marrin seriozisht këtë deklaratë.
Madje, sipas tij, edhe dorëheqja nga Aliu është pak, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Zoti Kurti medoemos, por edhe zonja Osmani duhet ta marrin shumë seriozisht deklaratën e Liburn Aliut dhe të korrigjojnë çfarë është e mundur të korrigjohet!
Dorëheqja e tij është pak!