​Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt pa praninë e mediave

Aktuale

​Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt pa praninë e mediave

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 10:01
Pamje para gjykatës

mediat nuk janë lejuar të ndjellin seancën fillestare ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Larg mediave është bërë edhe hyrja e të dyshuarve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, teksa aty janë parë të hynë edhe familjarët e Liridon Ademajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik, ku para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa siguri”.

I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkohë, sipas orarit të paraparë, tanimë ka nis seanca. Pas seancës gjyqëtari i procedurës paraprake pritet të vendos për një muaj paraburgim për të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat