​Integrimet evropiane, Osmani: Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Suedinë

Aktuale

​Integrimet evropiane, Osmani: Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Suedinë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 21:47
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin suedez Ulf Kristersson

​Integrimet evropiane, Osmani: Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Suedinë.

Në margjina të Forumit për klimën COP28 në Dubai, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Osmani me këtë rast ka informuar Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat