Flet neuropsikologia: Naim Murseli me tendenca psikopatie ndaj bëri vrasje me paramendim

Aktuale

Flet neuropsikologia: Naim Murseli me tendenca psikopatie ndaj bëri vrasje me paramendim

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 08:17
Naim Murseli

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Por më pas ngjarja mori një tjetër rrjedhë dhe rezultoi një vrasje e mirëorganizuar nga vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Elma Myftari, neuropsikologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Naim Murseli ka tendenca psikopatie, pasi organizoi me gjakftohtësi dhe me paramendim vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.

“Nëse analizojmë profilin e vrasësit të Liridona Ademaj, ai kishte prirje ta shfaqte veten si njëri i rëndësishëm duke u shoqëruar me personazhe të njohura të jetës publike. Por nëse bazohemi edhe te një deklaratë në rrjetet sociale të Behgjet Pacollit ai ka treguar se Naim Murseli nuk ka qenë zyrtarisht këshilltari i tij, por vetëm asistent në rrjetet sociale. Vërejmë një person që vazhdimisht përpiqet ta konfirmojë rëndësinë e tij, dëshiron të duket. Nëse e analizojmë ngjarjen, vrasësi i Liridonës, ngremë dyshime për një çrregullim të psikopatisë dhe sociopatisë, se të gjithë njerëzit që kryejnë një vrasje me planifikim jo në gjaknxehtësi, ne si profesionistë dyshojmë në këto dy diagnoza, por kjo duhet specifikuar duke dëgjuar deklaratën e tij”, tha neuropsikologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat