“Kosova s’është projekt i Albinit, por amerikan’- Matoshi: Vuçiqi i dogji Vulinin e Radojçiqin

Aktuale

“Kosova s’është projekt i Albinit, por amerikan’- Matoshi: Vuçiqi i dogji Vulinin e Radojçiqin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:42
Halil Matoshi

Në emisionin “Politiko”, duke diskutuar mbi vendimin e Interpolit për Radojiçiqin, publicisti Halil Matoshi ka thënë se Vuçiqi me BIA-n dhe Vulinin kanë llogarit në dobësinë e Albin Kurtit karshi faktorit nderkombëtar kur e kanë organizuar sulmin në Banjskë.

“Beogradi ka mendu që Kurti i ka aq keq punët me amerikanët dhe perëndimin saqë kush ska as syrin dhe as veshin nuk kanë me livrit por ja që Kosova nuk është projekt i Albinit por projekt amerikan”, tha Matoshi.

Ai tutje tha që Beogradi i ka instrumentalizu dhe i përdorë serbët e Kosovës tash e një shekull.

“Ai nuk është humanist, ai i ka instrumente Vulinin e Radojiçiqin. Instrumetin si ta përdorësh hudhet”, tha Matoshi.

Matoshi tutje tha që Beogradi në momentin e fundit kur përgatiten sanksione për Serbinë atëherë ata vet do ta arrestojnë Radojiçiqin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat