Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Pacolli – hedh akuza ndaj disa personave

Aktuale

Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Pacolli – hedh akuza ndaj disa personave

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 21:06
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt dhe raportimeve që po bëhen në lidhje me këtë rast.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh i zhgënjyer nga deklaratat e disa persoanve që sipas tij po hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë në lidhje me vrasjen e Liridonës.

“Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin)”, shkroi Pacolli, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimën dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidhëshmëri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin). Këta njerëz po u shkaktojnë dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Këta duhet të përgjigjen para drejtësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat