Kërkesat për dorëheqje/ Flasin kryetarët e komunave në veri të vendit, ja çfarë thonë

Aktuale

Kërkesat për dorëheqje/ Flasin kryetarët e komunave në veri të vendit, ja çfarë thonë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:29
Ilustrim

Më 6 dhjetor disa qytetarë serb në komunat veriore kanë dërguar disa e-mail tek kryesuesit e kuvendeve komunale, si kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual.

Në komunën e Zubin Potokit dhe Mitrovicën e Veriut ka pasur kërkesa ndërsa në atë të Zveçanit vetëm pakënaqësi.

Të martën, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Se a do të veprojnë njëjtë si Kuvendi Komunal në Mitrovicën veriore, Zveçani e Zubin Potoku kanë folur krerët e dy komunave.

Kryetari i Zubin Potokit, Izmir Zeqiri thotë se ende s’kanë marr vendim për këtë çështje.

Pasi siç tregon Zeqiri, kërkesat janë dërguar në MAPL për verifikim.

“Kryesuesi i Kuvendit e ka dërguar në MAPL dhe KQZ për ta verifikuar se a janë ata qytetarë të komunës tonë dhe pastaj merren hapa të tjerë. Vendim kuvendi komunal ende nuk ka marr”, thotë Zeqiri.

E, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci tha se kërkesë për shkarkim të kryetari s’kanë pranuar vetëm pakënaqësi.

Se si do të veprojnë karshi kësaj, ai thotë se vendimin do ta marrin sot me kryesin komunale.

“Përmes emalit ka ardh një kërkesë më ndryshe se komunat tjera ka qenë vetëm pakënaqësi dhe s’ka qenë direkt për shkarkim të kryetarit. Sot do të bisedojmë me kryesinë dhe nuk kam informatë se çfarë vendimi do merret”, ka deklaruar Peci.

Tre kryetarët aktual në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, e kanë dhënë betimin me 25 maj, 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat