​Kuvendi zgjedh një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aktuale

​Kuvendi zgjedh një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sonte Artan Abazin për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me mandat pesëvjeçar.

Abazi mori gjithsej 44 vota ndërsa kundërkandidati i tij Ilir Rashkaj mori 14 vota.

Të pranishëm në sallë ishin 62 deputetë, ku katër fletëvotime ishin të pavlefshme.

Kuvendi po vazhdon punimet me pikën e rendit të ditës të leximit të dytë të Fondit Sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat