Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë!

Aktuale

Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë!

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:43
Daut Haradinaj

Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës, i’u kanë shkuar më të larta se zakonisht.

Ata kanë deklaruar se edhe pse kanë shpenzuar njëjtë me dhjetorin e vitit të kaluar, kësaj radhe ato kanë ardhur të ‘fryra’.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish-deputeti, njëherësh zyrtar i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj tha se kjo dëshmon qartë se ‘mafia energjitike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve’.

Ai tha se kjo është arsyeja e anulimit të ‘Kosova e Re’ për t’i lejuar Serbisë dominimin energjitik në kurriz të qytetarëve.

“Kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë”

“Kjo ishte edhe arsya e anulimit të ‘Kosovës së Re’, duke ja lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj

Në lidhur me situatë të krijuar kanë reaguar edhe Zyra e Rrgullatorit të Energjisë (ZRrE).

Ata kanë potencuar se nuk ka rritje të çmimit të enrgjisë elektrike dhe se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga konsumatorët.

“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”

“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit” thuhet në përgjigjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat