Kurti në Davos u takua me shefen e USAID-it, forcimi i stabiliteti rajonal temë diskutimi

Aktuale

Kurti në Davos u takua me shefen e USAID-it, forcimi i stabiliteti rajonal temë diskutimi

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:50
Foto nga takimi

Zyrtarja e Lartë në Administratën e Joe Biden, shefja e USAID-it, Samantha Power, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ajo shkruan në platformën X, se USAID, po punon me Kosovën për të forcuar stabilitetin rajonal, sigurinë energjetike dhe investimet e sektorit privat.

Takimi mes tyre u zhvillua dje, gjatë pjesëmarrjes së të dyve në Forumin Ekonomik në Davos, ndërsa për këtë ngjarje, ka shkruar sot vet Power.

Derisa takimin mes Poëer dhe Kurti, duket ta ketë mirëpritur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, meqë e ka rishpërndarë në X, njoftimin e zyrtares së Lartë të Administratës së Joe Biden.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat