Ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák, do të vijë nesër në Kosovë për vizitë zyrtare.
Kështu ka njoftuar përmes një komunikate për media, Presidenca e Kosovës.
Sipas njoftimit Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim në orën 09:15.
“Në orën 09:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák”, thuhet në komunikatë.