“Vuçiq e Rama me hajni, vrasje e korrupsion, ndërsa Albini...”, Kurtit i vjen mbështetje e fuqishme pas kritikave nga Amerika

Aktuale

“Vuçiq e Rama me hajni, vrasje e korrupsion, ndërsa Albini...”, Kurtit i vjen mbështetje e fuqishme pas kritikave nga Amerika

Nga: A.Zh Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar pas kritikave të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me hajni e korrupsion, janë më të mirë për stabilitetin e Ballkanit, sipas Amerikës.

Ndërsa, sipas tij, Amerika e sheh si të rrezikshëm kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, që është me duar të pastra, përcjell Bota sot.

“Edi Rama me hajni, korrupsion, drogë, pastrim parash, putinizem, diktator, është i mirë për stabilitetin në Ballkan, po thotë Amerika.

Vuçiqi me hajni, vrasje, korrupsion, zgjedhje të vjedhura, diktator, putinizëm, është i mirë për stabilitetin në Ballkan, po thotë Amerika.

Albin Kurti pa hajni, pa korrupsion, me duar të pastra, demokrat, është i rrezikshëm për stabilitetin në Ballkan, po thotë Amerika!

E po miqësi të përhershme me Amerikën, por dashuri pa kufi për Kosovën.

Besnikëri e lojalitet pafundësisht ndaj politikanit Albin Kurti, që lufton për një Kosovë pa hajni, pa korrupsion, pa drogë, pa pastrim parash, pa kriminalitet, për sovranitet të plotë në territorin e shtetit të vet, për demokraci, pikë pa presje!”, ka shkruar Gaceferi në një postim në Facebook.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha gjatë një konferencë për mediat të enjten se mungesa e bashkërendimit të qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara lidhur me rregulloren që ndalon dinarin serb, tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat