Zë i fuqishëm në PE që Kosovës t’i liberalizoheshin vizat, Mandl kërkon mbështetje për rizgjedhjen e tij si deputet

Aktuale

Zë i fuqishëm në PE që Kosovës t’i liberalizoheshin vizat, Mandl kërkon mbështetje për rizgjedhjen e tij si deputet

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 10:53
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka dhënë disa informata mbi zgjedhjet që do të mbahen në Parlamentin Evropian.

Mandl thotë se të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeç, që janë banorë të Austrisë apo vendeve të Bashkimit Evropian mund të regjistrohen për të votuar për të zgjedhur përfaqësuesit në Parlamentin Evropian.

“Kushdo qoftë me seli ne Austri, shtetas i një prej 26 shteteve të tjera anëtare të Bashkimi Evropian, mbi 16 vjeç mund të regjistrohet për të votuar për 20 përfaqësuesit austriakë në Parlamentin Evropian. Regjistrimi do të jetë i hapur deri në mes të marsit”, ka njoftuar ai.

Eurodeputeti Mandl, vazhdimisht ka lobuar për Kosovën, ka qenë në Prishtinë disa herë ku është pritur në takim edhe nga përfaqësues të shtetit. Ai ka qenë zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian sidomos gjatë procesit të stërzgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Mandl vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e vizave, madje njëherë kishte deklauar se edhe atij i ka humbur durimi dhe se janë bërë shumë vonesa në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat