Tensionet ndërkombëtare me Kosovën/ Shkodra: Reagimet të padrejta, presion për të afruar Serbinë

Aktuale

Tensionet ndërkombëtare me Kosovën/ Shkodra: Reagimet të padrejta, presion për të afruar Serbinë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 21:59
Selam Shkodra

Në një intervistë për Ora News, Selam Shkodra ish zv. ministri i brendshëm i Kosovës u shpreh se bashkësia ndërkombëtare është duke pasur një reagim të çuditshëm ndaj Kosovës për dinarin.

Ai shtoi se ndaj autoriteteve serbe kanë pasur kërkesa fare të vogla dhe presidenti serb ka arritur që të zvarrisë këto kërkesa dhe nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

Shkodra: Më është dukur i çuditshëm reagimi i ndërkombëtarëve për një vendim që është periferik dhe vendim i brendshëm i Kosovës. Kosovës po i vihet e pa të drejtë me anë të presioneve edhe kërkesave për ta tërhequr Serbinë në anën e orbitës perëndimore.

Ndaj autoriteteve serbe kanë pasur kërkesa fare të vogla dhe presidenti serb ka arritur që të zvarrisë këto kërkesa dhe nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit ndaj Ukrainës. Kosova është gjendur në një presion nga ndërkombëtarët. Institucionet e Kosovës kanë marrë një vendim për të legalizuar atë që ka qenë në aktet juridike formale dhe është paralajmëruar e është sqaruar në bashkësitë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat