​Kosova, vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind

Aktuale

​Kosova, vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind

Më: 9 mars 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina. Vitin e fundit numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë është rritur rreth 90 për qind. Gjatë vitit 2023 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte 1 milion e 523 mijë ose 86 për qind rritje krahasuar me vitin 2022.

Kryeqyteti shënon numrin më të madh të vizitorëve sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), me burim nga strukturat akomoduese. Ndërsa numrin më të madh të netëve të qëndrimit nga vizitorët ka shënuar Peja me 678 mijë e 899 net-qëndrime.

Vendi është bërë atraktiv për vizitor nga rajoni, Evropa dhe Japonia.

Turisti nga Japonia i cili ka qëndruar për vizitë këto ditë në Prishtinë, Charles thekson pë KosovaPress se Kosova ka vende të bukura dhe njerëzit këtu janë miqësorë.

Charles: Të gjithë janë vërtet të mirë me mua

“Një nga miqtë e mi të kolegjit jep mësim këtu. Pra unë jam këtu për ta vizituar atë, dhe ai mund të më shëtis rreth gjithë vendit...00:11Unë mendoj se njerëzit këtu janë vërtet miqësorë, kudo që shkoj, pa marrë parasysh në një restorant apo një kafene. Të gjithë janë vërtet të mirë me mua. Ata janë tepër miqësorë, janë shumë të këndshëm për të folur me ta...00:26 Personalisht mendoj se ndoshta më vonë në jetë, jo tani, sepse jam ende në të 20-at e mia. Kështu që unë jam ende duke u përpjekur të udhëtoj, duke u përpjekur të vizitojë sa më shumë vende të jetë e mundur. Pra, shumë larg në të ardhmen është e mundur ndoshta”, thekson Charles.

Po ashtu një turist tjetër thekson se një mik i tij ia ka rekomanduar Kosovën dhe pastaj ka ardhur për të vizituar. Ai shton se Kosova është e bukur me njerëz shumë të dashur e miqësor.

Turisti: Unë mund të jetoj në Kosovë

“Kam ardhur këtu për vizitë. Mora një rekomandim nga një mik, ai më tha të vij të shoh Kosovën dhe pastaj erdha të shoh Kosovën dhe është shumë bukur. Njerëzit janë shumë të dashur...01:04 Më pëlqejnë njerëzit, janë shumë miqësorë. Ata më flasin, nëse kam nevojë për orientim është shumë e lehtë të flasësh me ta...01:20 Mund të përpiqem të jetoj këtu, është lirë, në krahasim me euron. Këtu me 5 € mund të hani, të ngopeni, të hani çfarë të doni. Por është e mundur, unë mund të jetoj këtu,” vijon ai.

Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e vendit tonë luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye unioni bënë apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.

Ndërsa, kryetari i unionit të turizmit, Baki Hoti shprehet për KosovaPress se një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht që të shpenzon rreth 150 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera. Sipas tij, sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.

Hoti: Turizmi është një faktor shumë i rëndësishëm i këtij vendi

“Në vitin 2023 kemi një rritje të numrit të turistëve 28.4 për qind, por duhet cekur që kemi edhe rritje të net qëndrimeve pra grupe të ndryshme kanë filluar të qëndrojnë në Kosovë 2-3 ditë varet prej agjendës së tyre dhe aktiviteteve që janë të parapara në kuadër të tripit...03:35 Kosova do të duhej të promovohej më tepër, ndoshta këtu luan një rol shumë të madh institucionet për shkak që duhet të ndaj në buxhete shumë më të mëdha dhe te kenë prioritet turizmin. Kur kemi prioritet atëherë edhe fondet për promovimin e turizmit dhe zhvillim e infrastrukturës dhe elementeve tjera përcjellëse janë më të mëdha kështu që ne ju kemi bë apel dhe institucioneve të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesorë të ekonomisë të këtij vendi dhe punësimit...05:54 Turizmi është një faktor shumë i rëndësishëm i këtij vendi, një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht të shpenzon rreth 150 euro duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera, sa më shumë që ndalim vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese në radhë të parë, dhe pastaj tek vet shteti, për shkak se pjesa tatimit rritet, dhe bizneset shteti mund të vjel më shumë të hyra”, shprehet ai.

Ndërsa, nga ministria për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thonë për KosovaPress se së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme. Po ashtu sipas MINT-it, jo vetëm si një forcë enorme për punësim e zhvillim ekonomik, por edhe si një mundësi për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, i cili promovon vlerat unike të Kosovës.

“Në vitin 2021 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 567,419, ndërsa në vitin 2022 ka pasur 818, 832 të net-qëndrimeve dhe kjo shënoi rritje rreth 44%. Kurse në veçanti kishte rritje të numrit të net-qëndrimeve nga turistët ndërkombëtarë, ku kemi një rritje prej 52% e numrit të net-qëndrimeve ndërkombëtare në strukturat akomoduese në Kosovë. Sa i përket vitit të fundit 2023 kemi pothuajse dyfishim të net-qëndrimeve në Kosovë. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte mbi 1,523,297 ose 86% rritje të në krahasim me vitin 2022. Edhe numri i vizitorëve ka shënuar rritje gjithnjë e më shumë në 3 vitet e fundit, ku kemi 622,615 vizitorë vendorë dhe të jashtëm, të regjistruar në strukturat akomoduese ose 35 % rritje në krahasim me vitin paraprak. Prishtina shënon numrin më të madh të vizitorëve sipas të dhënave nga ASK me burim nga strukturat akomoduese, ndërsa e dyta vijon Peja pastaj Prizreni. Ndërsa numrin më të madh të netëve të qëndrimit nga vizitorët ka shënuar Peja gjatë vitit 2023 me 678.899 net-qëndrime. Zhvillimi i turizmit ka krijuar mundësi të punësimit, ku sipas ASK, gjatë vitit 2022 kemi pasur 31,542 të punësuar në aktivitete akomodimi dhe shërbimesh ushqimi e që ka një rritje prej 27% të numrit të punësuarve”, thuhet në një përgjigje me shkrim të MINT-it.

Sipas kësaj ministrie, Kosova, gjithashtu, do të promovohet edhe përmes panaireve ndërkombëtare, ku marrin pjesë operatorë turistikë, me mbështetje nga MINT/ KIESA, të cilët promovojnë dhe shesin oferta turistike për Kosovën, përmes Regjistrit të turizmit,-si platformë elektronike që ofron informacion për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit në Republikën e Kosovës, përmes platformave digjitale, ‘Fam Tripeve’ dhe të tjera të ngjashme.

Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit, “Kosova 2024” do të mbahet me 12-13 prill, ku do të ketë mbi 300 kompani ekspozuese që do të prezantojnë produktet e tyre nga 15 shtete evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat