Mblidhnin para për garat me vetura, Policia i shoqëron në stacion shtatë persona

Aktuale

Mblidhnin para për garat me vetura, Policia i shoqëron në stacion shtatë persona

Më: 11 mars 2024 Në ora: 18:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë ditës kanë kapur në flagrancë disa persona që ishin përgatitur për të bërë gara të shpejtësisë.

Sipas njoftimit, thuhet se disa nga personat po mblidhnin paratë për bastet e këtyre garave.

“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Parandalohen garat e shpejtësisë , procedohen penalisht 7 persona

Prizren, 11 Mars, 2024

Me date 08 dhe 10/03/2024, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.

Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.

Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat