Abazi për Kurtin: S’ka fare strategji në dialog, e degradoi

Aktuale

Abazi për Kurtin: S’ka fare strategji në dialog, e degradoi

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:43
Haki Abazi

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Albin Kurti nuk ka fare strategji në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, kjo qeveri e ka degraduar dialogun që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Në momentin kur kemi ardhë ne në pushtet formulimi i raportit Kosovë – Serbi ka qenë njohje ligjërisht e obligueshme me njohjen në qendër. Në momentin e fillimit të negociatave është degraduar në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjeve të arritura duke përfshirë rikonfirmimin e marrëveshjes për Asociacionin”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, kjo kryeministri Kurti ka hyrë në dialog me Serbinë pa asnjë përgatitje paraprake. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat