“Çu Sali se po flet palidhje”, “Valentinë ti ke ardhë me reklamu arin”, Zyba e Bunjaku përplasen në Komision

Aktuale

“Çu Sali se po flet palidhje”, “Valentinë ti ke ardhë me reklamu arin”, Zyba e Bunjaku përplasen në Komision

Më: 25 mars 2024 Në ora: 16:45
Pamje nga Komisionipër rezerva shtetërore

Komisioni për rezerva shtetërore ka vazhduar edhe sot, ku ka pasur përplasje të vazhdueshme mes opozitës dhe pozitës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka patur debate me dy deputetet e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe Valentina Bunjakut.

Kjo e fundit e ka akuzuar pozitën se nuk po vijnë në komision për të kryer punë por për të bëre filma.

Megjithatë, Bunjaku i ka quajtur vazhdimisht aktor dhe viktima.

Por, kjo gjë nuk i pëlqeu aspak deputetit Zyba, pasi pas përplasjeve vendosi që të lëshojë sallën.

“Unë kom ardh me u viktimizu po ti për çka je ardh, me na reklamu arin a”, i tha zyba Bunjakut.

Ndërsa, për deputeten Kica-Xhelili, Zyba tha se “Mendon se rreth saj po sillet e gjithë bota”, ka thënë Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat