Statovci thotë se VV e komoditetin për t’u sfiduar me zgjedhje të reja

Aktuale

Statovci thotë se VV e komoditetin për t’u sfiduar me zgjedhje të reja

Më: 27 mars 2024 Në ora: 00:20
Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, tha se partia e saj ka komoditetin për ta përfunduar mandatin, e njëherit për t’u sfiduar me zgjedhje të reja.

Në kuadër të diskutimit për zgjedhjet e parakohshme në këtë vit, Statovci tha se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me harmonizim të tërë spektrit opozitar për të shpërbërë Kuvendin e Kosovës.

“Ne e kemi komoditetin për të vazhduar, e kemi rehatinë dhe numrat dhe komoditetin e brendshëm politik për të vazhduar e për të çuar këtë mandat deri në fund. Mirëpo, gjithashtu e kemi edhe komoditetin për t’u sfiduar në zgjedhje kurdo që është e nevojshme. Kjo mund të bëhet vetëm me një harmonizim të tërë spektrit opozitar për të shpërbërë Kuvendin. Çështja e zgjedhjeve është e qartë që është çështje muajsh, por se kur dhe qysh është çështje e procedurave”, deklaroi Statovci.

E pyetur se në qoftë se opozita e sjell mocionin, a janë të gatshëm për ta votuar, deputetja tha se në rast se ka vota të mjaftueshme, janë absolutisht të gatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat