Qollaku: Avancimi i statusit të Kosovës, sinjal që NATO e do brenda saj

Aktuale

Qollaku: Avancimi i statusit të Kosovës, sinjal që NATO e do brenda saj

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:27
Fatmir Qollaku

Profesori i sigurisë, Fatmir Qollaku ka folur lidhur me avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Qollaku ka vlerësuar se një hap i tillë është tregues që NATO, e do Kosovën pjesë të saj.

“Rëndësia dhe pesha e këtij vendimi i dakordimit të shumicës së pjesëmarrja në atë takim për të avancuar statusin e Kosovës prej anëtarit vëzhgues në anëtar të asocuar, pra është shumë më e madhe sesa mandati formal që do të këtë Kosova. Është një tregues që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi, aleanca veriore atlantike në rastin konkret, Kosovën e do sa më parë brenda vetës” është shprehur.

Më tej, profesori konsideron se vetë NATO e ka nevojën që Kosovën ta ketë sa më parë anëtare të rregullt.

Qollaku e arsyeton ketë gjë, me faktin që Kosova ka një pozitë gjeostrategjike të atillë që të qenit anëtare e NATO-s do të bënte që ndikimi rus në Ballkan të stopohej menjëherë.

“Ky moment tregon që seriozisht është pa, është pa dhe po kuptohet nevoja e NATO-s që të ketë Kosovën anëtare të rregullt në një të ardhme të afërt. Duket paradoksale, por është interes gjeostrategjik pozita jonë dhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s për të stopuar një herë e përgjithmonë ndikimin rus dhe zgjerimin e ndikimit rus përmes kësaj pjese të Ballkanit”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat