Analisti politik “shpërthen” ndaj Ramush Haradinajt: Albini nuk do ta shkarkojë veten, ju siç duket...

Aktuale

Analisti politik “shpërthen” ndaj Ramush Haradinajt: Albini nuk do ta shkarkojë veten, ju siç duket...

Nga: N.E Më: 27 maj 2024 Në ora: 22:18
Analisti politik Visar Xani

Analisti politik Visar Xani ka reaguar pas përgjigjes së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj Memli Krasniqit, ku sipas tyre Qeveria duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me shkarkim.

Sipas Xanit, sikur opozita t’i kishte votat do ta kishte rrëzuar qeverinë që moti.

Ai shton se PDK është e interesuar për zgjedhje, ndërsa të tjerët jo.

“Sikur opozita të kishte votat, do ta kishte rrëzuar qeverinë që moti. Meqë nuk i ka, duhet të bëjë gjithçka për të siguruar numrat dhe jo të bëjë kërkesa të tilla.

Duket se vetëm PDK-ja është e interesuar për zgjedhje, ndërsa të tjerët jo! Ajo që po kërkojnë AAK dhe LDK është sikur të kishin 2/3 e votave në kuvend! Albini nuk do ta shkarkojë veten”, ka shkruar Xani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat