Si u mbrojt Veseli nga avokati i tij për sulmet e shpeshta të panelit të gjyqtarëve?

Aktuale

Si u mbrojt Veseli nga avokati i tij për sulmet e shpeshta të panelit të gjyqtarëve?

Më: 28 maj 2024 Në ora: 17:40
Ben Emmerson

Ben Emmerson e ka ndryshuar dje sërish atmosferën në sallën e gjyqit në Hagë me fjalën për ecurinë e çështje kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati i njohur britanik, që përfaqëson ish-kreun e Kuvendit dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u përplas prapë me një nga gjyqtarët, teksa po kritikonte prokurorinë se nuk po e kryente detyrën e vet si duhet.

Një komunikim paksa më i acaruar i panelit me këtë avokat ka ndodhur jo pak herë nëpër seanca. Dhe dje, klienti i tij, Kadri Veseli, që dha deklaratën e parë në këtë sallë, e mbrojti avokatin e tij – duke shprehur habinë ndaj reagimeve për adresimet e avokatit të tij.

Emmerson ka qenë I rreptë në qëndrimet e tij sa I përket punës së prokurorisë por edhe gjyqtarëve.

Ai ishte i pari që kishte paralajmëruar se me këtë lëndë, të akuzuarit rrezikojnë të mos kenë gjykim të shpejt.

Emmerson e kishte thënë shpesh se prokuroria nuk ka rast dhe se ajo po përpiqet ta hiperbolizojë rastin.

Ai madje dje nxori edhe një fakt tjetër që po vonon procesin: pyetjet e gjyqtarëve ndaj dëshmitarëve. Britaniku përmendi se gjyqtarët kanë marrë më shumë kohë se vet mbrojtja e Veselit.

Sipas Emmerson mbrojtja e Kadri Veselit ka shtruar pyetje për 43 orë, një orë më pak se vet paneli me rreth 44 orë. Jo rrallë Emmerson e kishte arsyetuar reagimin e tij karshi prokurorisë dhe panelit si detyrë zyrtare karshi klientin të tij.

Por, si ndodhi përplasja dje mes Emmerson dhe gjyqtarit kryesor, Charles Smith dhe si e mbrojti Veseli avokatin e tij në fund të seancës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat