“Kurti i rekrutuar nga Serbia”, Shkëlzen Gashi komenton deklaratën e Haradinajt: Skandal, veç e rriti edhe 2-3% me atë deklaratë

Aktuale

“Kurti i rekrutuar nga Serbia”, Shkëlzen Gashi komenton deklaratën e Haradinajt: Skandal, veç e rriti edhe 2-3% me atë deklaratë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:01
Shkëlzen Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të hënën ka pretenduar se Albin Kurti “ishte rekrutuar nga Serbia”.

Këtë deklaratë e komentoi aktivisti Shkëlzen Gashi, duke thënë se “vetëm çfarë e rriti Kurtin 2-3 për qind”.

Ai tha se është çrregullim psiko-somatik të thuash diçka të tillë – duke theksuar se Haradinaj e ka pritur në Kullën Gllogjan atë që e sheh si njeri të Serbisë.

“Skandal, veç e rriti edhe 2-3% me atë deklaratë. Tash unë nuk jam psikologu, po ai është çrregullim psiko-somatik. Tash pas asaj që i ka thënë ti je njeri i Serbisë, unë nuk komunikoj me të. Haradinaj e ka prit në kullën Gllogjan njerit që i ka thënë je i Serbisë”, ka thënë Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat