Nënkryetarja e PDK-së: Jemi për shpërndarje të Kuvendit, LDK dhe AAK nuk po tregojnë vullnet për këtë

Aktuale

Nënkryetarja e PDK-së: Jemi për shpërndarje të Kuvendit, LDK dhe AAK nuk po tregojnë vullnet për këtë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:15
Mimoza Ahmetaj

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, thotë se pritshmëria dhe dëshira e tyre është që vendi të shkoj sa më pare në zgjedhje.

‘’Pritshmëritë dhe dëshira jonë është shpërbërja e Kuvendit dhe që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje sepse zgjedhjet janë, zgjidhja e vetme për situatën në të cilën gjendemi’’ deklaron Ahmetaj.

Dyshja e PDK-së, thotë se kryetari i PDK-së, ka takuar disa here krerët e partive opozitare, por që nuk ka gjetur vullnet nga ta për shpërndarje të Kuvendit.

‘’Kryetari Krasniqi disa herë ka takuar krerët e partive opozitare, i ka dërguar edhe letër që të mblidhen rreth qëllimit për të cilin jemi angazhuar, por deri tash nuk kemi pasur ndonjë vullnet të tyre për ta shpërndarë Kuvendin’’ thekson ajo.

E pyetur se përse nuk po e shpërndajnë Kuvendin vetëm me votat e VV-së, Ahmetaj thotë se nuk futën në agjendat e partive tjera politike dhe se nuk i komentojnë deklaratat e partive tjera.

‘’Ne nuk futemi në agjendën e partive të tjera dhe as nuk i komentojmë qëndrimet e tyre dhe ne kemi kontratë me qytetarin. Nuk futemi në komente rreth qëndrimeve dhe ambicieve të partive tjera’’ përfundon nënkryetarja Ahmetaj.

‘’Mbesim me shpresë që mocioni për shkarkimin e qeverisë, do të përkrahet edhe nga partitë tjera. – Zgjedhjet e reja, pas rrëzimit të Kurtit, më së shumti i konvenojnë Kosovës’’, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat