Ramadani: Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Aktuale

Ramadani: Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Më: 29 maj 2024 Në ora: 18:35
Burim Ramadani

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI, u shpreh kritik ndaj institucioneve shtetërore lidhur me bashkëpunimin e bashkërendimin e aktiviteteve të tyre karshi situatës politike e të sigurisë në vend, duke vlerësuar se ka një ç’akordancë në mes tyre.

Ramadani duke komentuar për situatën politike e të sigurisë në vend,si dhe për  mos-koordinimin  në mes të krerëve të institucioneve, tha se është një shpërfaqje e një dallimi që ka ekzistuar edhe më herët në mes të Presidentes, Kryetarit të Parlamentit dhe të Kryeministrit.

“Ka një kohë të gjatë që institucionet shtetërore marrin vendim të individualizuar dhe jo konceptuale”, tha Ramadani.

Ai, tutje tha se kjo situatë, tashmë, ka kaluar në publik, teksa shtoi se është eskalim i debatit të munguar në mes të institucioneve, në raport me ndërkombëtarët, në raport me institucionet vendore dhe kjo, sipas Ramadanit, ka qenë  pritshme që kjo të shpërfaqej edhe në publik.

Ndërkaq lidhur me avancimin e Kosovës në NATO, si anëtare e asociuar e kësaj organizate, Ramadani duke enë kritik ndaj deklaratave të bartësve të institucioneve shtetërore për këtë yshtje, tha se duhet dhen vlerën që i takon një hap i tillë.

“Avancimi i Kosovës në NATO si anëtare e asociuar nuk është një hap drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë. Serbia ka më shumë se dhjetë vjet që është anëtare e asociuar dhe ende larg është anëtarësimit të saj në NATO. Pra jepjani vlerën që i takon. Asambleja Parlamentare e NATO-s është një organizatë e rëndësishme e debatit, e vlerave të NATO-s, urë lidhës e diskutimit për atë se çfarë është NATO”, tha Ramadani.

Kurse lidhur me ngjarjet e një viti më parë në veri të vendit, veçmas në Zveçan, Ramadani tha se ka pasur arrestime të pakta, derisa shtoi se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë hapësirë të punojnë edhe më shumë në identifikimin dhe kapjen e tyre, por edhe diplomacia e vendit duhet të bëjë më shumë lobim që diplomacia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë që t’i dorëzojë ata huliganë, sidomos ata që janë shtetas të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat