Ministri Vitia takohet me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar

Aktuale

Ministri Vitia takohet me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:38
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re.

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellët për forcimin e bashkëpunimit.

Hargreaves shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.

Ndërsa Vitia falënderoi ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat