Haradinaj: Aleanca me vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s

Aktuale

Haradinaj: Aleanca me vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s

Më: 30 maj 2024 Në ora: 21:52
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e themelimit të Aleancës në Rahovec ka thënë se e njëjta gjatë kësaj kohe ka gjetur mbështetje masive.

Ai ka thënë se Aleanca e ka vizionin e qartë për ndryshim, zhvillim ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s.

Haradinaj është shprehur se AAK në Rahovec ka ngritur mirëqenien e qytetarëve dhe i ka dhënë “shtysë të fortë” zhvillimit ekonomik.

Kreu i partisë opozitare ka theksuar vullnetin e tij për të vazhduar mbështetjen për Rahovecin.

“Gjithashtu, i sigurova se për vendin po afrohet ndryshimi i madh, për punëtorin e pensionistin, kategoritë e lirisë, e të gjithë qytetarët”, ka potencuar i pari i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat