Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka treguar se sipas tij kur mund të zgjedhet data për zgjedhjet në Kosovë.
Ai tregon se muaji gusht më së largu fundit i shtatorit duhet të jetë afati i fundit për zgjedhjet e reja.
“Zgjedhjet duhet të mbahen jo më herët se 60 ditë nga dita e realizimit 4 vjeçar të konstituimit të Kuvendit, dhe jo më vonë se 30 ditë, dhe Kuvendi i Kosovës është konsistu në mars që i bie se zgjedhjet e reja duhet të shpallen në gusht më së largu në fund të shtatorit”, tha ai.
Gashi shton se zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen saktësisht më 16 gusht.