Haradinaj: Italia një nga kontribuesit më të mëdhenj në garantimin e paqes

Aktuale

Haradinaj: Italia një nga kontribuesit më të mëdhenj në garantimin e paqes

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 22:10
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik.

Në Ditën e Republikës së Italisë, Haradinaj qe pjesëmarrës në festën që u organizua në Kosovë.

“Isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë.

Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Urime Dita e Republikës, Itali!”, shkroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat