Hovenier uron Caka-Nimanin për rizgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Hovenier uron Caka-Nimanin për rizgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 16:02
Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen në një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Hovenier potencon se institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.

“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.

Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”, shkroi Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat