Latifi: Dil n’rrugë e pyete një të ri se kur ka ndodhur filan masakra, të garantoj që shumica nuk e dinë

Aktuale

Latifi: Dil n’rrugë e pyete një të ri se kur ka ndodhur filan masakra, të garantoj që shumica nuk e dinë

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:48
Analisti Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi tha se dështimi ka qenë i plotë në krijimin e “një memorie institucionale” që dëshmon krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Është e çuditshme, dil në rrugë dhe pyete një të ri a e din kur ka ndodhë filan masakra? Shumica të garantoj që nuk e dinë kur ka ndodhë”, tha Latifi në Pressing.

“Nëse një i ri i Kosovës nuk i din masakrat kryesore të cilat kanë ndodhë vetëm para 25 vitesh, që për mendimin tim është një defekt i madh i kësaj shoqërie.

Po e fajësoj sistemin dhe pafuqinë për me kriju një memorie institucionale e cila transmetohet përmes sistemit të edukimit ose formave tjera. Pra dështimi ka qenë i plotë”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat