Musliu-Shoshi: Deputeti nuk ka as kompjuter, as veturë dhe as shofer, por vetëm një asistent

Aktuale

Musliu-Shoshi: Deputeti nuk ka as kompjuter, as veturë dhe as shofer, por vetëm një asistent

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 08:45
Ariana Musliu Shoshi

Ariana Musliu Shoshi nga PDK-ja, thotë se deputeti nuk ka as zyre, as kompjuter, as veturë e as shofer, por të vetmin që ka, sipas saj, është asistenti.

“E kam asistenten prej majit të vitit të kaluar ku edhe ka kaluar vendimi në kryesi të Kuvendit. Deputeti nuk ka as zyre, as kompjuter, as këshilltar, as veturë e as shofer. Pra, me fjalë tjera, më pak ka mundësi konkrete për punë sesa një drejtor i administratës. Të vetmin që ka është asistenti”, tha deputetja e PDK-së.

Musliu thekson se asistenti i ndihmon në punët profesionale e teknike, në gjithçka që ajo nuk arrinë me përfundu. 

“Më ndihmon me çështje profesionale dhe teknike. Më ndihmon çkado që nuk arrij unë të përfundoj. Dhe nuk ka asnjë benefit përpos pagës”, tha Shoshi-Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat