Vetëvendosje shënon 19 vjetorin, Kurti falënderon 60 mijë anëtarët e saj

Aktuale

Vetëvendosje shënon 19 vjetorin, Kurti falënderon 60 mijë anëtarët e saj

Nga: H.O. Më: 12 qershor 2024 Në ora: 21:44
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, sot në 19 vjetorin e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosja ka uruar popullin për mbështetjen dhe 60 mijë e 500 anëtarët e saj, siҫ shkruan ai në Facebook.

Kurti shkruan se këto 19 vite kanë qenë përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tone.

Postimi i plotë:

19 vjet VETËVENDOSJE!

Sot, Lëvizja jonë mbush 19 vite që prej kur është themeluar. 19 vjet Lëvizje, 19 vjet ecje, 19 vjet përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë. Pa dyshim kjo ecje nuk ka qenë as e shkurtër as e lehtë, por bindjet tona të thella, qëndrimet e drejta, vizioni i qartë dhe me popullin në krah kanë bërë që lëvizja, progresi, rritja të jenë rezultati.

19 vjetori Lëvizjen VETËVENDOSJE! e gjen si subjektin më të madh në Republikën e Kosovës që po ashtu qeveris edhe me vendin në përputhje me orientimin tonë socialdemokrat.

Në këtë 19 vjetor, sikurse çdo përvjetor tjetër, jam falënderues për popullin që na mbështet aq shumë sikurse i falënderoj 60 mijë e 500 anëtarët e aktivistët e Lëvizjes që nuk rreshtin duke punuar çdo ditë gjithandej vendit tonë.

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat