Osmani: Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë

Aktuale

Osmani: Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 23:30
Pamje nga lufta në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë u bënë refugjatë si rezultat e veprimeve të regjimit të Millosheviqit.

Në Ditën Botërore të Refugjatëve ajo është zotuar se do të flasin dhe do të luftojnë për të drejtat e refugjatëve në tërë botën.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese.

Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë #Ditë Botërore të Refugjatëve , ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo që ndodhen”, ka shkruar Osmani në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat