Për rastin e përgjimit, Haxhiu tha të veprojë Prokuroria/ Burim Ramadani: Pajtohem me ministren, kjo gjë do të ishte e pakuptimtë!

Aktuale

Për rastin e përgjimit, Haxhiu tha të veprojë Prokuroria/ Burim Ramadani: Pajtohem me ministren, kjo gjë do të ishte e pakuptimtë!

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2024 Në ora: 22:40
Burim Ramadani

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hahxiu ka folur për audio-inçizimet ku dëgjohet Mimoza Kurasi duke folur me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

Ajo ka thënë se audio-incizimet e publikuara janë të montuara dhe për këtë duhet të veprojë prokuroria.

“Unë e inkurajoj Mimozën që me përmend por edhe prokurorinë sepse nëse e kanë manipuluar këtë dikush duhet të jap përgjegjësi, nëse personi në fjalë thotë se para se me pubiliku e kam konfirmuar se nuk është e montuar atëherë është situatë e njëjte. Para dy jave jam njoftuar nga Kusri-lila që është i manipuluar, këtu ka punë prokuroria… as Mimoza Kusari e as Albin Kurit nuk e kanë prit në zyre e as nuk kanë bërë pazare”, ka thënë Haxhiu.

E pas kësaj ka reaguar, Burim Ramadani i cili pjatohet me këtë deklaratë të ministres, duke thënë se “për mua, nuk ka logjikë që të konfirmosh publikisht se ke komunikuar me një të arratisur nga drejtësia e shtetit të Kosovës dhe të mos intervistohesh nga shteti për këtë".

Postimi i plotë:

Pajtohem me Ministren Abulena Haxhiun në kërkesën publike që Prokuroria të veprojë për rastin “Kusari-Radoiçiq”.

Për mua, nuk ka logjikë që të konfirmosh publikisht se ke komunikuar me një të arratisur nga drejtësia e shtetit të Kosovës dhe të mos intervistohesh nga shteti për këtë.

Unë besoj se ky është pa asnjë dilemë cenim i sigurisë kombëtare!

Radoiçiq është arratisur nga Kosova kur banesa e tij në veri u bastis më 23 nëntor 2018!

Dhe, u arratis në Serbi!

Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë!

Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat