​Fuqizimi i bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni, Haxhiu takon homologun Filkov

Aktuale

​Fuqizimi i bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni, Haxhiu takon homologun Filkov

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 16:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është pritur sot në takim në Shkup nga homologu i saj maqedonas Igor Filkov.

Haxhiu dhe Filkov u dakorduan për një takim pune të përbashkët mes dy ministrive në shtator, për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështje të interesit të përbashkët

dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit.

“I ofrova mbështetjen time në adresimin e prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat