​“Sot unë, Polic i Kosovës”, fëmijët njihen me përgjegjësitë e profesionit të policit

Aktuale

​“Sot unë, Polic i Kosovës”, fëmijët njihen me përgjegjësitë e profesionit të policit

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 12:39
Fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me përgjegjësitë e profesionit të policit

Zyrtarët policorë të Stacionit Qendra në Prishtinë, së bashku me një grup fëmijësh të uniformuar, ishin pjesë e një aktiviteti ku të rinjtë përjetuan rolet e policisë.

Projekti "Sot unë, Polic i Kosovës", me qëllim të afruarit të brezave të rinj me institucionin e sigurisë, po realizohet për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Përmes, një njoftimi për media të Policisë është bërë e ditur se gjatë aktivitetit të sotëm fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me përgjegjësitë e profesionit të policit, si dhe të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike, duke shpërndarë fletushka dhe komunikuar me qytetarët.

Sipas Policisë kjo nismë përforcon marrëdhëniet mes Policisë së Kosovës dhe komunitetit, ndërkohë që edukon dhe inspiron brezat e rinj mbi rëndësinë e një shoqërie të sigurt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat