“Ushtrimi është simbolik, po e kryejnë punën e tyre”, karabinierët e KFOR-it ushtrojnë në Urën e Ibrit

Aktuale

“Ushtrimi është simbolik, po e kryejnë punën e tyre”, karabinierët e KFOR-it ushtrojnë në Urën e Ibrit

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 18:41
KFOR tek ura e Ibrit

Brenda një jave, për herë të dytë, trupat e KFOR-it po kryejnë ushtrime në Urën e Ibrit në mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Aty ata bënë lëvizje në të dy anët me një pjesë të shtuar të numrit të karabinierëve.

Njohësit e politikës e shohin si ushtrim normal dhe asgjë për t’u shqetësuar.

Në shikim të parë, dukej sikur një ecje normale e tyre.

Mirëpo numri i shtuar i karabinierëve të KFOR-it e vërtetonte të kundërtën.

Ata u rreshtuan krah për krah për ushtrimet e radhës në Urën e Ibrit.

Madje u ndanë në të dy anët e urës së Mitrovicës.

Pas kryerjes së këtyre ushtrimeve ditore, u mblodhën për herë të fundit.

Këtu eprori i këtij ushtrimi i falënderoi për gatishmërinë.

Me largimin e trupave të KFOR-it u larguan edhe veturat e tyre që gjendeshin mbi urë.

Mirëpo këto ushtrime i sheh vetëm si simbolikë dhe punë të tyre profesori Nexhmedin Spahiu.

Ushtrime të njëjta pjesëtarët e KFOR-it bënë edhe të shtunën e 31 gushtit në Urën e Ibrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat