Deputeti i VV-së: Jemi të shqetësuar me mungesën e veprimeve të sistemit të drejtësisë për sulmin në Banjskë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Jemi të shqetësuar me mungesën e veprimeve të sistemit të drejtësisë për sulmin në Banjskë

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 09:50
Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë

Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në rastin e sulmit terrorist të Banjskës. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të cilat janë publikuar nga Policia e Kosovës në një konferencë për media.

Rexhaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e veprimeve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një dështim të rëndë për të drejtën dhe përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur integritetin e saj.

“Pra janë 5000 fakte deponuara, 5000 fakte të cilat policia e Kosovës publikisht në një konferencë për media ku ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë kanë treguar pra arsenalin se çfarë kanë gjetur në Banjskë , është vrarë një rreshteri Afrim Bunjaku tashmë dëshmor i kombit ndonëse në anën tjetër nuk kemi asnjë veprim të drejtësisë në këtë  aspekt dhe sigurisht kjo është për keq ardhje”, tha Rexhaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu aleatët ndërkombëtarë që, në vend që të bëjnë trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit dhe terroristëve të tjerë, kanë vendosur masa ndaj Kosovës.

Rexhaj e ka cilësuar këtë si një lloj të padrejtësie të madhe që i bëhet Republikës së Kosovës, duke theksuar se sjellja e Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjerë është e padrejtë në raport me Kosovën, veçanërisht në kontekstin e sulmit terrorist në Banjskë që sipas tij  kishte për qëllim aneksimin e një pjese të veriut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat