Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?

Aktuale

Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 20:24
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me ‘ofertën’ e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë për mallrat serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Osmani ka pohuar se për ketë çështje ekziston kërcënimi që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Sipas saj, Kosova duhet të insistojë në propozime të reja.

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor 2023, një ditë pasi forcat serbe kishin arrestuar tre policë të Kosovës.

Osmani ka thënë se Gjermania ka ofruar skanerë profesionalë nëpërmjet të cilëve mund të kalojnë kamionët me mallra.

Është një diskutim që një kohë të gjatë për të arritur një pajtim për ndryshimin e statusit të përfaqësimit në CEFTA sepse akoma është UNMIK-u dhe për heqjen e UNMIK është ofruar të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë që janë vendosur që të ndalen kamionët me mallra serbe. Çka është ofru nga Gjermania dhe nga shtete tjera, janë ofruar skanerë profesionalë nëpërmjet të cilëve mund të kalojnë kamionët dhe të detektohet nëse ka armë ose kontrabandë tjetër. Donacion i jashtëzakonshëm për Doganën dhe Policisë. Skanerët akoma nuk kanë ardhur sepse ka procedura prokurimi. Prokurimi të Gjermanisë dhe dy shtetet tjera. Po kërkojnë që të hiqen masat në mënyrë që paralelisht të largohet UNMIK të jetë Kosova dhe pastaj të vijnë skanerët”- ka thënë Osmani.

Ajo ka konfirmuar se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit.

Ndërsa ka thënë se Kosova duhet të insistoë në propozime të reja lidhur me këtë çështje.

“Ky mua më duket dallim shumë i vogël që nuk do të duhej të rezultonte me përjashtimin e Kosovës siç është Procesi i Berlinit. Kërcënimi ekziston, duhet  kushdo që negocion në emër të Republikës, me insisitu me propozime të reja”- u shpreh ajo.

“Unë më së pari angazhohem që të bindet Gjermania që Kosovën mos ta largojnë pavarësisht këtyre. E dyta unë propozoj një 10 fjali të ndryshme që e arrijnë qëllimin e Kosovës po duket në dukje të parë që janë kompromis, sepse mund të gjendet rrugë e përbashkët. Si rregull propozime të tilla duhet të diskutohen me të gjithë sepse në fund janë Dogana dhe Policia e Kosovës ata që e zbatojnë”- tha tutje Osmani.

Ajo u pyet nëse për ketë temë kanë diskutuar me Qeverinë e Kosovës.

Për ketë temë jo sepse mënyra siç shkon kjo punë ata duhet më pyet presidenten për çështje të politikës të jashtme dhe ketë çështje nuk e kanë shtru ndonjëherë para meje”- tha Osmani.

Serbia është duke e kushtëzuar zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA, Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, ka thënë me 05.9.2024 Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se kryeministri Kurti “nuk pranoi kompromise” për CEFTA-n gjatë një takimi të enjten më të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë një vizite në rajon në fund të gushtit, Sarrazin tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Kosova dhe Serbia, duhet të jenë të gatshme për kompromise dhe koncesione jo të lehta.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitin 2007 dhe përfaqësohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Autoritetet kosovare tani kërkojnë që të përfaqësohen si shtet jo përmes misionit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat