Mosvotimi i projektligjeve – VV fajëson disa deputetë të vet

Aktuale

Mosvotimi i projektligjeve – VV fajëson disa deputetë të vet

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesionin vjeshtor.

Kuvendi gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka miratuar 36 Projektligje, ndërsa në këtë sesion të ri nuk ka pritshmëri të mëdha për kalimin e projektligjeve të mbetura.

Nga partia në pushtet (VV) shprehen optimistë se gjatë sesionit të ardhshëm do të kalojnë projektligjet e mbetura, ndërsa nga opozita thonë se Kuvendi nuk do të ketë sukses në programin legjislativ.

Deputetja nga radhët e “Lëvizjes Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj, pret që disa ligje të votohen e disa jo në sesionin e ri të Kuvendit.

Deputetja thotë se fajin për mos kalimin e disa projektligjeve e kanë edhe deputetët e pozitës.

“Besoj që kalojnë disa. Por janë disa projektligje që s’po kalojnë për votat e disa deputetëve të VV, por janë për të mirën e përgjithshme dhe e është e papranueshme mos të merret epilogu për këto ligje”, u shpreh deputetja e VV-së.

Ajo deklaroi se ka projektligje shumë të rëndësishme që s’po gjejnë epilog.

“Do të ecin shumë ligje përpara se janë mbet në mes të procedurës. Ka shumë projektligje që janë shumë të rëndësishme për të kaluar sidomos për sigurime shëndetësore, IVF që ka kohë të gjatë në Kuvend që s’po kalon, ligji për tekstet shkollore dhe ka shumë të tjera”, tha ajo.

Deputetja Tishukaj tha se disa Komisione Hetimore po e konsumojnë energjinë e deputetëve.

Ajo thotë se opozita duhet të jetë në krye të detyrës në këtë sesion.

Komisionet hetimore po e konsumojnë një energji të deputetëve pasi janë edhe aty për subvencionim të teksteve shkollore edhe një për ministrinë e Punëve të Jashtme. Edhe deputetët opozitar ta kenë parasysh që të jenë në krye të detyrës”, thotë ajo.

Hajdar Beqa, deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës” ka folur për Front Online lidhur me sesionin vjeshtor të Kuvendit.

Beqa nuk ka pritshmëri se në këtë legjislatur do të ketë ndonjë sukses.

Ai thotë se Kuvendi do ta vazhdoj agjendën formalisht.

Duke parë këtë legjislaturë se si ka vepruar nga fillimi i mandatit konsideroj që Kuvendi vetëm formal do të vazhdoj agjendën dhe sesionin vjeshtor dhe nuk do të ketë ndonjë sukses ashtu si në sesionet e tjera edhe kur mazhoranca i ka tubuar deputetët me presione për të votuar”, u shpreh Beqa.

Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se nuk pret asgjë nga mazhoranca në sesionin e ri.

 “Nuk pritet asgjë nga deputetë e VV-së, këta deputetë disa ligje i kanë votuar kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thotë Krasniqi.

Krasniqi thotë se deputetët e VV-së e kanë përmbush gjysmën e programit legjislative me koordinimin me Radojçiqin dhe punësimet partiake.

“Nuk e kanë përmbushë as për gjysmë programim legjislativ, pos atyre që janë koordinuar me Millan Radojçiqin dhe punësimet partiake që i kanë bërë ashtu siç edhe ju kanë publikuar edhe bisedat se si i përdorin ministrat e qeverisë për punësime e kurdisje të tenderëve”.

Sipas Krasniqit, deputetët e pushtetit aktual dirigjohen nga Dejona Mihali.

I gjithë grupi dirigjohen nga Dejona, kanë dështuar me qëllime dhe të gjitha komisione hetimore me qellim nuk vijë as në mbledhje veç të fitojë në kohë”, u shpreh deputetja e VV-së.

Deputetja e LDK-së thotë se VV-ja me para të buxhetit të shtetit po mundohet të fitojë vota.

Të gjitha vendimet tani e tutje që i marrin i bëjë për kalkulime ne vota pas caktimit të datës së zgjedhjeve, me para të buxhetit të shtetit mundohen të fitojnë vota”, deklaroi ajo.

Deputetja nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka deklaruar se ani pse pushteti aktual e ka pasur shumicën në Kuvend ka pasur ngecje në kalimin e disa projektligjeve.

Ajo tha se performanca e deputetëve të VV-së është zero.

“Qeveria me shumicën parlamentare ka mundur mos të ketë ngecje në ligje të ndryshme, marrëveshje ndërkombëtare për këtë e ka pasur përkrahjen e opozitës jo për qeverinë por për qytetarët ka pasur ngecje, shtyrje të seancave, mungesa e performancë zero”, deklaroi Kadrijaj.

Deputetja Kadrijaj thotë se ka shumë projektligje që nuk janë sjellë fare në Kuvend për diskutim.

Ajo madje, tha se disa ligje janë votuar për interesa të VV-së që kanë qenë antikushtetuese.

Ka projektligj që është proklamuar në katër vjet qeverisje dhe asnjëherë nuk është sjell për votim, ka projektligje të ndryshme që nuk janë sjell për trajtim në seancë. Ato ligjet që i kanë kaluar me shpejtësi kanë qenë ligje antikushtetuese për interesa të VV dhe ne jemi detyruar t’i çojmë në Kushtetuese”, u shpreh Kadrijaj.

Deputetët kanë shkuar në pushim në fund të muajit korrik.

30 pikat të cilat kishin qenë në rend të ditës gjatë sesionit pranveror nuk kishin arritur të trajtoheshin, derisa 12 projektligje kishin mbetur pa u miratuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat