Kritikat që presidentja Vjosa Osmani ia bëri mbrëmë Qeverisë Kurti, ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri po i sheh të qëllimshme.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Osmani bëri deklarata të tilla sepse jemi afër zgjedhjeve, ku sipas saj, ka frikë të votave.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Më në fund Presidentja foli, guxoi të kritikoj Kurtin për gabimin për asociacionin, për dështimin e Kurtit në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përgënjeshtroi RTK-në per sulmet e pabaza ndaj gazetës Nacionale, madje kërkoi shkarkimin dhe dorëheqjen Martin Berishaj për korrupsionin energjetik..etj – ky guxim i erdhi Osmanit nga frika e votave qe janë afer më 9 shkurt…mbyllja e gojes ishte nga frika që pati nga Kurti, tash kur i kanë prishur marrëdhëniet foli nga frika e votes – pushteti para shtetit eshte një dështim kombëtar jo vetem politik per rangun e presidentit te nje vendi