Sallahu: Projektligji për Byronë ofron standarde të larta të mosndikimit politik

Aktuale

Sallahu: Projektligji për Byronë ofron standarde të larta të mosndikimit politik

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 15:39
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se rimartimi i projektligjit për Byronë ka garancinë kushtetuese dhe ligjore, dhe ofron standarde të larta lidhur me pamundësinë e ndikimit politik.

Tutje, Sallahu u shpreh se ky  projektligji ka garancinë të jashtëzakonshme ku fillon në Agjenci dhe mbaron në Gjykatë.

“Janë tri nene që  ka prek Gjykata Kushtetuese, ka të bëjë me retroaktivitetin ka theksuar që momentin kur palës i bie barra e provës duhet që pala të ketë aso mundësi që në rast se një provë nuk mund t`i gjejë brenda institucioneve të Kosovës ose jashtë i bie që lënda pushon. Pra gjykata ka theksuar që do të ketë një pamundësi objektive dhe pamundësia objektive tashmë është futur në projektligj dhe kësisoj, nëse pala dështon ose pala në momentin që kërkon një provë brenda institucioneve të Kosovës dhe ajo provë nuk mund të gjendet i bie që gjykata duhet të merr vendim që lënda të pushojë së ekzistuari dhe kësisoj konfiskimi nuk do të ndodhë, pra varet prej institucioneve a e ofrojnë atë dokument apo jo, tha Sallahu.

Ai ka thënë se sipas projektligjit nuk mund të ketë ndikime politike.

“Absolut nuk do të ketë ndikime politike, ligji si i tërë ka garancinë kushtetuese ka garancinë ligjore që ofrojnë standarde shumë të larta lidhur me pamundësinë e ndikimit politik” , tha Sallahu.

Ai bëri të ditur se në  Kuvend do të dërgohen 6 projektligje në kuadër të reformës ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat