Zaimi: Veriu i Kosovës para 2 vitesh ishte çerdhe kriminelësh

Aktuale

Zaimi: Veriu i Kosovës para 2 vitesh ishte çerdhe kriminelësh

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 08:10
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, është shprehur se Veriu i Kosovës deri 2 vite më parë ishte kthyer në një strehë kriminelësh dhe barrë ekonomike për pjesën tjetër të Kosovës.

Komentet Zaimi i bëri në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ku tha se në Veri ishin grumbulluar më parë bandat kriminale të etnive të ndryshme dhe qytetarët që banonin atje sipas tij, nuk paguanin as taksa e as energji elektrike, çka bëhej barrë për qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës.

Ai tha gjithashtu se ka gjithmonë e më shumë pajtueshmëri mes serbëve në Veri se nëse do të respektojnë ligjet e Kosovës, do të jetojnë në paqe dhe më të lumtur.

“Kosova ka pranuar të jetë konstruktive, por pa vënë në diskutim territorin e vet. Nuk besoj se do të ketë tryezë pa u bërë e qartë se a është tërhequr Serbia nga ajo letër që braktis marrëveshjet. Kosova ka thënë që dialogu në këtë moment është në gjendje kome. Kurti nuk e ka luajtur atë rolin e personit që i thotë jo tryezave.

Por të shkosh në tryezë është një gjë dhe të kthehesh me rezultate është një gjë tjetër. Situata sesi ka qenë Veriu deri para 2 vitesh ka qenë një barrë edhe ekonomike e drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës.

Ka qenë një vend ku ka mbizotëruar kontrabanda, çerdhe e krimit të të gjitha etnive që kanë gjetur strehën atje, nuk paguheshin dritat, të cilat më pas i paguanin qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës, etj. Te serbët po rritet pajtueshmëria që ata mund të jetojnë një jetë shumë më të mirë duke zbatuar ligjet e Kosovës. Nese jetojnë me iluzionin se Kosova do të kthehet në Serbi, ata nuk do të jetojnë jetë të mirë”, tha Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat