Avokati i njohur Tomë Gashi, ka kritikuar opozitarët, që po e akuzojnë kryeministrin Albin Kurti, se normalizimin e situatës në veri të Kosovës po e bën vetëm për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.
Teksa i ka quajtur ata “të mjerë”, avokati ka thënë se Kurti sovranitetin e Kosovës më nuk ua lë atyre, përcjell Bota sot.
Gashi ka kujtuar se ish-udhëheqësit i bënë dëme Kosovës, bashkë me “bishtat” e tyre.
“Diçka nuk shkon me ju!
Fatin e Kosovës nuk jua lë juve më.
Sipas disave që kinse dinë gjithçka, Albini po e normalizon situatën në veri dhe po e kthen sovranitetin e shtetit të Kosovës në veri vetëm për shkaqe elektorale, sepse don t’i fitojë zgjedhet e 9 shkurtit 2025.
O të mjerë, po Albini do t’i fitojë zgjedhjet jo vetëm të 9 shkurtit 2025 siç i fitoi me 14 shkurt 2021, po për sovranitetin e Kosovës më nuk ju len më kurrë të merreni ju.
Sepse Kosova ju ka provu hiq më pak se 20 e kusur vjet sa ishte fati i keq i Kosovës, që udhëheqës ju kishte ju bashkë me bishtat e juaj, që më së shumti dëme po ju bëjnë ju”, ka shkruar avokati në një postim në Facebook.
Ai ka vazhduar më tej në një postim tjetër:
“A ka!
A ka shqiptarë në taborrin e atyre që ende janë kundër normalizimit dhe kthimit të sovranitetit të veriut të Kosovës që po e bën Albin Kurti?
A ka?”.