Tragjedia në Badoc/ Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet – ka një mesazh të fuqishëm për qytetarët!

Aktuale

Tragjedia në Badoc/ Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet – ka një mesazh të fuqishëm për qytetarët!

Nga: M.H. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 18:49
Albin Kurti

Vdekja tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës në Badovc, ka tronditur vendin tonë.

Ngushëllimet për këtë vdekje ka shprehur edhe kryeministri Kurti.

Ai ngushëllon familjarët dhe shoqërinë, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera kryeministri lut qytetarët të kenë kujdes në respektimin e rregullave të komunikacionit.

Postimi i plotë

Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.

I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat