Djali i Fadil Fazliut: Qëndro i fortë bablok, siç ke bërë kur Serbia t’i vrau dy vëllezërit

Aktuale

Djali i Fadil Fazliut: Qëndro i fortë bablok, siç ke bërë kur Serbia t’i vrau dy vëllezërit

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 12:49
Fadil Fazliu

Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, ka reaguar një ditë pas arrestimit në Prishtinë të babait të tij me urdhër të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Derisa babai i tij pritet të dërgohet në Hagë për t’u gjykuar, Fahri Fazliu i ri i dërgoi atij një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëmengjesi bablok jem a je çu a ke pushu? Qëndro i fortë siç dite me qëndru i fortë e stoik edhe kur t’i vrau Serbia dy vëllezërit e tu, Heronjtë e Kombit, Fahri e Bahri Fazliu”, tha ai.

“Liri të shpejtë për gjithë çlirimtarët!”, përfundoi mesazhi i Fahri Fazliut të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat